Forumi Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, Veliaj takohet në Palermo me homologun Orlando

Forumi Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, Veliaj takohet në Palermo me homologun Orlando

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando, gjatë një vizite që po zhvillon në vendin fqinj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj vlerëson homologun e tij për transformimin e qytetit të Palermos.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Leoluca Orlando, Kryebashkiaku mitik i Palermos që transformoi qytetin e viteve ‘90 në histori suksesi", shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me shumë homologë të kryeqyteteve europiane ndodhet në Palermo për Forumin Ndërkombëtar “From the Sea to the City”, nga i cili synohet ndërtimi i një strategjie të përbashkët për migracionin dhe politikat e trajtimit të refugjatëve, një tjetër hap drejt ndryshimit të qëndrimit të Europës ndaj politikave të migracionit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët