Forumi për Trashëgiminë: Ndërhyrje
skandaloze në Kalanë e Ali Pashës

Forumi për Trashëgiminë: Ndërhyrje <br />skandaloze në Kalanë e Ali Pashës
TEPELENE - Punimet për rikonstruksionin e kalasë së Tepelenës, e ndërtuar rreth vitit 1819, sipas burimeve zyrtare nga bashkia e këtij qyteti sapo kanë përfunduar, falë investimit prej 3 milionë e 600 mijë lekësh të reja, të akorduara nga qeveria shqiptare në institucionin e MTKRS-së.

Po këto burime kanë deklaruar se "po kthehen në identitet disa nga mjediset dhe muret më të dëmtuara të kësaj kalaje nga më të rëndësishmet në jug të vendit", por këto fotografi të marra nga punimet e sapopërfunduara në hyrje të Kalasë së Tepelenës nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë rrëfejnë raste flagrante të shkatërrimit të identitet të kësaj kalaje. Siç mund ta shikoni nga fotot, punimet janë bërë shkel e shko.

Është shkulur kalldrëmi origjinal dhe është zëvendësuar me pllaka duke sajuar edhe shkallët. Punimet janë bere nga një firmë me president zotin Flamur Buçpapaj me disa punëtore nga Tirana. Kjo është ndërhyrja e vetme ne këtë Kala të famshme këto 20 vitet e fundit dhe siç shikohet qartë punimet janë bere për faqe të zezë, shprehen anëtarët e këtij forumi, ndërkohë që propozojnë se "duke mbajtur ritmin që ka pasur këto kohë mund të bëjnë nj lëvizje në media për ta denoncuar edhe këtë ndërhyrje skandaloze ne Kalanë e Ali Pashës.

Kalaja e Tepelenës, e ndërtuar nga Ali Pasha rreth vitit 1819, ka shërbyer jo vetëm si një fortifikatë për banorët dhe luftëtarët e pashit, por së fundi ajo është kthyer në një objekt të rëndësishëm turistik.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren