Ultimatumi i Klosit: Nga1 qershori mbyllen subjektet që derdhin ujërat e zeza në det!

Ultimatumi i Klosit: Nga1 qershori mbyllen subjektet që derdhin ujërat e zeza në det!

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Gjatë një deklarate për shtyp, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi tha se në 6 muaj punë janë ngritur një sërë problematikash të vjetra mjedisore të patrajtuara më parë, duke shënuar një hap përpara si në aspektin ligjor edhe në veprime konkrete, ndërsa gjithnjë e më shumë flitet për mjedisin.

Në forumin “Advokacija qytetare dhe mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit” Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se mjedisi është kapitulli më i vështirë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për këtë nuk mjaftojnë vetëm përpjekjet e pushtetit qendror apo lokal por edhe përpjekjet e shoqërisë civile. Nga kjo e fundit ministri Klosi kërkon kritika, mendime dhe sugjerime për punën e bërë deri më sot.

Asnjë leje mjedisore nuk është dhënë nga Ministria e Mjedisit që nga revokimi i HEC- në kanionet e Osumit, tha ministri Klosi duke theksuar se beteja për HEC-in në Kanionet e Osumit nisi si një betejë nga një grup i shoqërisë civile, ndjekur nga veprimet konkrete të pushtetit qendror, që çuan deri në anulimin e koncesionit.

Problematika si guroret, kanë shkuar drejt zgjidhjes me pezullimin e tyre ndërsa tashmë ka një rregullore të re në bazë të së cilës, duhet të funksionojë ky biznes mbi të gjitha, pasi të jetë dëgjuar zëri i komunitetit që jeton pranë tyre.

Biznesi duhet të zhvillohet në harmoni me mjedisin. Ministri Klosi paralajmëroi se më 1 qershor do të fillojë mbyllja e të gjitha atyre bizneseve që nuk e kanë depurimin e ujërave të zeza që derdhin në det.

E pranova me shumë kënaqësi që të isha në këtë panel shumë të vlerësuar sepse realisht për mjedisin duhet të flasim të gjithë, dhe duhet të flasim në sensin kritik. dhe nuk mund të ketë një bisedë më të mirë për të hapur një javë ku do të flitet për Evropën, një javë ku do të flitet çfarë duhet të bëjmë ne për të ecur përpara në drejtim të bashkëqeverisjes me qytetarët, në drejtim të aktivizimit të madh të shoqërisë civile sesa biseda për mjedisin. Procesi i Shqipërisë në integrimin në BE do të vazhdojë, ne shumë shpejt mund të marrim edhe hapjen e negociatave pasi kemi marrë edhe rekomandimin e rëndësishëm për të hapur këto negociata. Kapitulli 27 që shumë në këtë sallë dhe institucionet që duhet të merren me këtë e kanë në tavolinat e tyre, është një nga kapitujt më të vështirë. pasi realisht në qoftë se për tema të tjera ne mund të diskutojmë dhe të ndajmë shqetësime nëse p.sh sistemi arsimor në Shqipëri është europian apo jo dhe për këtë mund të ketë diskutime, sistemi i sigurisë publike, drejtësia janë tema të cilat padyshim kanë shumë nevojë për debat por kur vjen puna te deti , e kemi të vështirë ta ndajmë nëse deti Adriatik është një pjesë europiane, sic është Italia dhe Kroacia, një pjesë pranë Evropës siç është Shqipëria dhe Mali i Zi apo një pjesë kandidat. Po kështu për ajrin e njëjta situatë, e kemi të vështirë për ta ndarë, pot ë flasim për pastërtinë e lumenjve, lumenjtë shqiptarë janë lumenj europiane dhe duhet të jenë të gjithë në të njëjtin diskutim përsa I përket mbrojtjes së Mjedisit edhe hapësirave që ne kemi për të qenë hapësira mjedisore europiane. Në këto muaj që drejtoj këtë institucion me aktivistë të shoqërisë civile kam qenë vetë në aktivitete dhe në aksione të ndryshme. Dy ditë me parë bëmë një aktivitet për mua shumë domethënës, në dt, 5 maj, në ditën e dëshmorëve, ne së bashku me përfaqësues të shquar të shoqërisë civile, që për ne janë realisht një ndjesi shumë e mirë dhe pozitive, EKO mendje në Shkodër dhe Ecovolis në Tiranë, pastruam grykëderdhjen e lumit Buna. Dukej si një përpjekje e pamundur për t’u realizuar por kontributi i 1 mijë të rinjve shkodranë dhe punonjësve të administratës bëri të mundur që vetëm në një ditë, ai plazh të kthehej në një plazh të pastër. Natyrisht jo një plazh aty ku duhet të jetë ,por plazh I pastër. Por a mjafton vetëm aksioni I një dite që ta përmirësojë situatën? Unë them që ka shumë më tepër nevojë që ne së bashku të ndajmë shqetësimet, problematikat dhe vështrimet të ndryshme, sesi e shikojmë gjendjen dhe realisht unë e ndiej që në këto muaj që unë drejtoj këtë institucion për mjedisin po flitet shumë më tepër dhe kjo falë edhe vetëkriticizmit që ne bëjmë, vetngritjes së problemeve. Ne kemi ngritur që para 6 muajsh dhe tani jemi në fundin e këtij gjashtëmujori të parë të operacionit tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” një sërë problematikash që në fund të fundit ishin atje por që ne si institucion i ngritëm vetë me shumë shqetësim dhe u përpoqëm që për gjithësecilin nga problemet të kemi një ecje përpara në legjislacion, në veprim konkret dhe në realitet. Historia e guroreve; aty kanë qenë guroret 30 vjet, vazhdojnë të hanë mjedisin, ka diskutime, ka zëra nga shoqëria civile, por ama ngritja e problematikës nga një grup i shoqërisë civile nga Ura Vajgurore, na bëri ne që të mendohemi realisht se çfarë mund të bënim atje, diskutuam me atë grup shoqëror, pamë problematikat e guroreve, më pas u ngrit shqetësimi i guroreve në Malin e Tomorit, apo në malin e Krujës dhe në bazë të këtyre shqetësimeve ne bëmë një interpelancë me kryeminsitrin në Urën Vajgurore dhe sot kemi së bashku me ministrinë e Energjitikës, një rregullore krejt tjetër përsa i përket funksionimit të këtij impakti mjedisor për mua shumë problematik. Për të pasur një gurore duhet të ketë rregulla krejt të tjera dhe ku zëri i qytetarëve, i opinionit publik, i njerëzve që jetojnë pranë guroreve duhet të jetë shumë më tepër i dëgjuar. Po kështu edhe për vendngrumbullimin e mbetjeve urbane. Flasim kaq shumë për aksionet e pastrimit. Ka bërë një punë të shkëlqyer zv/ministrja e Mjedisit, e cila ka punuar me të gjithë prefekturat, bashkitë, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe ekspertësh. Tashmë kemi një masterplan të gijitha vendeve të grumbullimit të mbetjeve urbane dhe do të donim shumë që të ishte pjesë e monitorimit tuaj. Ne do ta paraqesim se ku janë vendet që duhen pastruar, rregulluar , mbyllur dhe rehabilituar. Dhe më pas për të shkuar te debati i madh i landfilleve apo inceneratorëve. Në qoftë se projekti që unë e vlerësoj shumë përpiqet të ushqejë me mendime, ide por edhe financime shoqërinë civile që të marrë këto aksione që kemi iniciuar ne dhe janë 15 urdhëra në operacionin tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. le t’i marrin dhe të na kritikojnë, të na bëjnë interpelanca, të na bëjnë vërejtje, kritika, pyetje për ato që kemi tentuar për të bërë dhe kemi nisur të bëjmë. Dhe këtu unë e gjej të pazëvendësueshëm rolin e shoqërisë civile, rolin e organizatave të ekspertëve pasi në çdo punë që kemi përsa i përket Mjedisit është shumë i vështirë konvertimi i institucionit administratës publike në institucione që e pranojnë te vetja e tyre gabimin. Ndaj ne kemi shumë nevojë për një sy të jashtëm, kemi nevojë për mendimin ekspert kemi nevojë për kritikë, kemi nevojë për revoluciion në fushën e Mjedisit. Pas reformës territoriale dhe fuqizimit të bashkive, tashmë kemi 61 bashki edhe roli i tyre, i pushtetit lokal është bërë shumë më I fortë përsa i përket Mjedisit, por problematikat janë po aty dhe mbase në një krah shkohet më mirë sepse bashkitë janë shumë më të forta dhe kanë mundësi shumë më të mira për menaxhimin e problematikave por disa shërbime që kanë qenë të pushteti lokal, të komunave të vogla, apo ish strukturave të menaxhimit, tashmë duke përqendruar në qendër kanë nevojë për t’u riparë. Dhe këtu përsëri ka nevojë për një sy të jashtëm, oponent.i cili gjykon sesi funksionon edhe pushteti qendror edhe pushteti lokal, por edhe shoqëria civile. përpjekja e këtyre muajve që jam në këtë sektor është një përpjekje e pamundur që të zgjidhet vetëm si një përpjekje e qeverisë qendrore, si përpjekje e qeverisë lokale, si përpjekje e shoqërisë civile, më vete. prandaj koalicioni i madh për këtë situatë është shumë i nevojshëm . Tashmë debatohet shumë më tepër për mjedisin, opinioni publik është shumë më kompakt për mbrojtjen e mjedisit, Beteja për HEC-in e Osumit nisi si një betejë nga një grup i shoqërisë civile. Ne e bëmë atë betejë, të mbështetur nga shoqëria civile, një betejë publike që shkoi deri në mbylljen e atij koncesioni dhe heqjen e lejes koncesionare në fillim nga Ministria e Mjedisit përsa i përket pjesës mjedisore dhe pastaj nga Ministria e Energjitikës por cështja nuk u mbyll aty, cështja shkoi në gjykatë dhe gjykata është shumë e dyzuar në vendimarrje dhe mund të kthehet përsëri ajo cështje. Që nga ai moment nuk ka më një HEC në zonë të mbrojtur apo jo, që të mos marrë opinionin e qytetarëve. Ne si ministri nuk kemi dhënë më leje mjedisore për HEC-et. Nuk jemi kundër biznesit por duam që ky biznes të zhvillohet në harmoni me mjedisin, në harmoni me opinionin publik dhe ndaj e them se shembuj të tillë na kanë bërë ne më të vetëdijshëm por edhe opinionin publik shumë më ekspresiv dhe këtu shoqëria civile ka një rol të padiskutueshëm. Jemi në fazën e fililmit të sezonit të ri turistik . Me disa nga kolegët edhe në këtë sallë kemi folur gjatë për të mos lejuar derdhjen e ujërave të zeza në det. Zgjidhjet që ofrohen janë shumë të mira, ka ekspertë të fushës, ka zgjidhje perfekte për depurimin e ujërave. Me 1 qershor ne do të fillojmë një fushatë për mbylljen e të gjitha atyre biznesve që nuk ke kanë depurimin e ujërave të zeza, Edhe këtu duam të kemi mbështetjen e shoqërisë civile, jo vetëm për të dhënë shembuj pozitivë, por realisht për të na u bërë ne jo vetëm avokatë pro edhe prokurorë në punën tonë. A po e bëjmë mirë ne këtë detyrë? A ka nevojë Shqipëria turistike të rrijë kështu sic është apo ka nevojë për të pasur një dimension tjetër. E fundit që dua të them, është projekti ynë i madh ku ju ftoj të gjithëve, të merrni pjesë, është “Smile Albania” Ne e dimë se mbrojtja e mjedisit nuk është një proces që mund të funksionojë vetëm me debatin tonë të brendshëm. Na duhet shumë që të kemi një edukim mjedisor. do të rekrutojmë sic e kemi shpallur tashmë rekrutimin e 1 mijë të rinjve dhe të rejave në zonat turistike duke filluar që nga pikat e hyrjes në vendin tonë, për të pasur mundësi që në zona të mbrojtura dhe turistike të kemi grupe të rinjsh që të bëjnë dy veprime; e para t’u japin 1 mijë arsye për të buzëqeshur cdo turisti që vjen në vendin tonë për të parë bukuritë e Shqipërisë. do të donim shumë që të ishit përfshirë për të promovuar vlerat turistike të Shqipërisë nga veriu në jug, duke bërë promovimin e vlerave natyrore, trashëgimisë kulturore, vlerat e kulinarisë shqiptare, të mikpritjes dhe agrobiznesit. Së bashku me promovimin e turizmit do të donim shumë që kjo të jetë edhe një fushatë e madhe ndërgjegjësimi për edukimin mjedisor. të 1 mijë të rinjtë do të jenë të instruktuar, të trajnuar që të japin disa parime të edukimit mjedisor dhe të jemi të fokusuar në këto tre muaj të mbipopullimit të Shqipërisë. Në vitin 2017 kanë hyrë 6.7 milionë vizitorë nga të cilët mbi 5 milionë kanë qenë turistë të huaj dhe këtë vit pritet që ky numër të jetë shumë më i madh. Pra nëse do të kemi gjatë sezonit të verës 7-8 milionë turistë të huaj, pra gati trefishin e popullatës na duhet shumë që të kemi një angazhim të madh për t’i mikpritur, për t’u dhënë arsye për të buzëqeshur për t’u rikthyer në Shqipëri, si një destinacion europian.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë