BEOGRAD - Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet e tij  në Serbi, duke marrë pjesë në forumin për raportet etnike, me teme kooperimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, me të pranishëm intelektualë, deputetë serbë dhe përfaqësues diplomatik. Rama në fjalën e tij para të pranishmëve u ndal te raportet e vështira që kanë ekzistuar me Serbisë dhe Shqipërisë, por për kryeministrin shqiptar ky është pikërisht momenti, për të lënë pas të shkuarën dhe për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi, me qëllim të ndryshojmë cilësin e jetës në Ballkan. Fjala e Kryeministrit Rama në Forumin “Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë”‏
 
I pyetur në një lidhje me veto të mundshme që Shqipëria mund të vendosë për integrimin e Serbisë në NATO, Rama u përgjigj qartazi se nuk ka një ide të tillë. Por pavarësisht kësaj nënvizoi se mes vendeve që do të jenë aleate të mundshme duhet bashkëpunim dhe respect, që kohët e fundit ka munguar nga Beogradi zyrtar.
 
“Nuk kemi ushtruar veto, madje do të jemi të lumtur ta shikomë pjesë e bashkëpunimit Euroatlantik. Nuk flitet për një veto, por mënyra si funksionon marrëdhënia në NATO. Por respekti ndaj njëri tjetrit mungon, pas aktiviteteve që u përmendën edhe këtu. Kjo ka qenë pjesë e diskutimeve në NATO, por s’ka qenë asnjëherë pjesë e mendimeve tona vetoja. Madje e mbështesim integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Mendoj se një tjetër perspektivë mund të gjejmë ca paqe mes nesh mes vetes”, tha Rama.
 
Kryeministri Rama theksoi se jetojmë në një rajon që për dekada ka humbur vetveten më tej shtoi se duhet të diskutohet se si mund t’i gjallërojmë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se beson se fatet tona janë të ndërlidhur me njëra-tjetrin, në rrugën drejt BE-së.
 
“Ne jetojmë në një rajon që për dekada ka humbur vetveten në përkthim. Në Ballkan të gjithë ne kemi nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për ne. Pa Ballkanin Europa nuk është e plotë. Ritheksoj faktin se ne dëshirojmë që të hapim një faqe të re, dhe një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Duhet të diskutojmë se si mund t’i gjallërojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Është me rëndësi për paqen në rajon, dhe për të ardhmen e rajonit. Besoj se fatet tona janë të ndërlidhur me njëra-tjetrin. Dhe sfida jonë për integrimin drejt BE është e lidhur me ecurinë e vendeve të tjera në rajon. Duhet të ecim përpara si grupe popujsh që janë gati të ecin drejt BE dhe të lënë pas ngjarjet e historinë që na kanë ndarë për dekada."- tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se viti 2014 është edhe 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, por edhe viti i parë ku nuk ka pasur konflikte në asnjë prej kufijve në rajon.

Kryeministri Rama hodhi edhe idenë e një ekspozite të artistëve serbë në tiranë, dhe anasjelltas për të afruar edhe më shumë dy popujt.

rama

Rama: Të rrisim bashkëpunimin, me rëndësi për Ballkanin e rajonin
Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, për të mundësuar më shumë investime nga të gjitha vendet, në mënyrë që edhe përfitimet të jenë më të mëdha. Kryeministri Rama tha se ndërtimi i një infrastrukture të përbashkët, do të ndihmojë në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Duke u ndalur tek rëndësia e bashkëpunimit, Rama tha se rruga e Shqipërisë dhe Serbisë është drejt bashkimit europian, ndaj përpjekjet e përbashkëta mund ta përshpejtonin këtë proces.
 
“Grupet ekstremiste po përfitojnë gjithë e më tepër nga vështirësitë. Serbia sot po merret me konsolidimin fiskal, me një politikë të vështirë, me reforma që janë vërtet të nevojshme. E njëjta gjë vlen edhe për ne, edhe pse mund të thuhet në një këndvështrim tjetër. ekonomitë tona janë të vogla, po kështu edhe buxhetet tona. Kështu ne nuk mund të ecim shumë përpara, nëse do tentojmë që gjërat t’i bëjmë më vete. Por si mund të arrijmë që vendet e Ballkanit të lidhen me të gjithë rrjetin mesdhetar të jugut, dhe në aspektin praktik do të thoja se është një pjesë infrastrukturore që mungon, dhe i ndan vendet tona nga një zhvillim turistik i qëndrueshëm. Por si mund të bashkëpunojmë që ta realizojmë këtë me buxhetet tona. Këto mund të bëhen të mundura nëse lëvizim me shpejtësi nga një epokë e mungesës së përkthimit, në një epokë bashkëpunimi e bisedimi me njëri-tjetrin, për projekte të mëdha. Mendoj se bashkëpunimi ekzistues mund të zhvillohet duke filluar me ekonominë. Kemi shkëmbim trenash, ndërmarrje me kapital serb në vend, edhe pse në shifra jo shumë të larta. Krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, duhet të jetë synimi i përbashkët. Vendi ynë është në Europë, dhe ne duhet të japim të gjitha argumentet për këtë proces. Duhet që ne të hedhim këtë hap, dhe të ecim së bashku, sepse ne jo vetëm që do të na shikojnë si më të fortë, por do të jemi të tilla”, u shpreh kryeministri Rama.
 
Rama: Takimi me Vuçiç, i vështirë por i dobishëm
Gjatë forumit të biznesit Serbi-Shqipëri, kryeministri Rama është ndalur edhe tek takimi i zhvilluar me kryeministrin serb Vuçiç, duke e cilësuar një takim “të vështirë, por edhe të dobishëm e të drejtpërdrejtë”.
 
“Takimi me Vuçiç ishte i vështirë, por i dobishëm pasi ishte i drejtpërdrejtë. Pavarësisht se patëm një takim të vështirë, dhe një konferencë shtypi të gjallë, ne ramë dakord për marrëveshjen për bashkëpunimin rinor. Vuçiç vjen vitin tjetër në Shqipëri, ndërsa ju mund të vini edhe më herët. Ju ftoj të vazhdojmë këtë vizitë edhe në Tiranë”, tha Rama.

Rama: Nuk kemi ushtruar veto ndaj Serbisë, do donim ta shihnim pjesë të integrimit euroatlantik
Duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve në forumin Serbi-Shqipëri, kryeministri Rama tha se nga patur asnjë veto nga Shqipëria ndaj Serbisë, ndërsa u shpreh se “do të jemi shumë të lumtur ta shohim Serbinë pjesë të integrimit euroatlantik. Kreu i qeverisë shqiptare tha se prej vitit 1978 janë 17 marrëveshje të përgatitura për t’u nënshkruar nga dy vendet, gjë që deri më tani nuk është bërë. Por ndërkaq, Rama përmendi edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, siç është një prej tyre ajo e bashkëpunimit doganor, duke u shprehur se tashmë u diskutua edhe marrëveshja për rininë.
 
“Unë nuk jam në dijeni të asnjë vetojë që Shqipëria ka ushtruar në lidhje me Serbinë. Në të kundërtën do të jemi shumë të lumtur ta shohim Serbinë pjesë të integrimit euroatlantik. Nuk flitet për një veto, por me mënyrën sesi funksionon puna dhe marrëdhënia në familjen e NATO-s. Kemi të bëjmë me një grup shtetesh që kanë përqafuar një grup gjërash dhe që kanë respekt për njëri-tjetrin. Por mes dy vendeve tona ka një mungesë respekti, gjë që është parë edhe në aktivitetet me të fundit, dhe kjo është diskutuar në NATO. Por nuk ka pasur një veto. Mendoj se në një tjetër perspektivë mund të gjejmë pak paqe mes nesh. Ka 17 marrëveshje të përgatitua për t’u nënshkruara mes Shqipërisë dhe Serbisë që prej 1978, dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk është nënshkruar deri më sot. Por nga an tjetër ne kemi nënshkruar marrëveshjen për doganat, jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen e rinisë. Do të punojmë për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, dhe këtë e kemi parashikuar brenda 90 ditësh. Po kështu kemi diskutuar edhe në lëvizjen e lirë mes dy vendeve, bazuar tek kartat e identitetit. Por edhe për këtë do të arrijmë një marrëveshje me shkrim. Por duhet të punojmë fort për përgatitjen e projekteve të përbashkëta, edhe sa i takon integrimit. Hekurudha është një propozim që është bërë nga kryeministri serb në Berlin, dhe ne jemi dakord. Por edhe ne kemi propozuar një marrëveshje të re për Ballkanin, që është një dokument ku në bazojmë vizionin tonë për të ardhmen e Ballkanit”, tha Rama.

Rama: Me Vuçiç folëm për Preshevën, do ia përcjell problematikat që do diskutohen nesër
Kryeministri Rama tha se gjatë ditës vizitës që do të zhvillojë nesër në Preshevë do të njihet me problemet dhe kërkesat që kanë qytetarët e Luginës, të cilat me pas do t’ia përcjellë homologut serb.
 
Folëm edhe me kryeministri serb për këtë çështje. Besoj se ai është i interesuar për të kuptuar qasjen që kanë shqiptarët në Preshevë sa i takon problemeve dhe kërkesave të tyre. Ai më informoi për përpjekjet që janë bërë nga qeveria serbe dhe më premtoi se do të shihte me hollësi çështjet që do të ngrihen pasi të kem dëgjuar njerëzit në Preshevë gjatë takimit. Ne duhet të vëmë një theks shumë të madh tek arsimi në veçanti, dhe të tregojmë kujdes për edukimin e të gjithë të rinjve kudo ku janë, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo serbë. Do të kemi mundësinë që nesër të flasim me hollësi për gjërat të cilat dëshironi dhe ju. Ky nuk është vetëm detyrimi im etik, por edhe detyrimi im kushtetues, për të folur për të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata janë, duke respektuar natyrisht edhe Kushtetutën e vendeve përkatëse.
 

Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)