Foshnja e pajetë u gjet brenda një çante të zezë, policia kërkon prindërit. Në sitë edhe klinikat private (Detaje)
Një ditë pasi një foshnje e pajetë u gjet e hedhur në afërsi të një koshi mbeturinash në Laprakë, policia nis verifikimet. Po kërkohet nëna dhe personi që hodhi foshnjën në mbeturina. Kontrolle edhe në disa klinkia private
Koshi afër të cilit u gjet foshnja e pajetë
Një ditë pasi një foshnje e pajetë, e mbështjellë me çantë të zezë u gjet pranë një koshi mbeturinash në zonën e Laprakës në Tiranë, të tjera detaje mësohen për ngjarjen.
Report Tv mëson se policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një vrasje, apo me një vdekje gjatë lindjes. Gjatë ditës së sotme, hetuesit kanë nisur kontrollet nëpër disa klinika private në rrugën ‘Azem Galica’ në Laprakë, për të vërtetuar nëse foshnja ka lindur në ndonjë prej tyre, apo në shtëpi. Në këto klinika ka dyshime se kryehen aborte dhe lindje të jashtëligjshme. Këto klinika janë kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për abortet e paligjshme, por edhe për faktin se në disa raste ato marrin përsipër të bëjnë edhe lindjet.
Në rastin konkret, hetuesit dyshojnë se foshnja mund të jetë mbytur, ose gjatë lindjes së saj ka pasur komplikacione ç'ka mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen. Është i dyshimtë edhe fakti pse nëna e foshnjës nuk ka zgjedhur të lindë në maternitet. Kjo rezulton nga verifikimet në dy spitalet e kryeqytetit.
Policia po heton po ashtu për të zbuluar nënën e foshnjës si dhe personin që e ka lënë trupin e pajetë të bebes pranë koshit të mbeturinave. Zbulimi i këtij të fundit, siç mëson Report Tv do të jetë i vështirë, pasi një market që kishte kamera sigurie kishte mbyllur qepenin një ditë më parë.
Ngjarja
Kanë qenë banorët e zonës së Laprakës ata që panë një ditë më parë pranë koshave çantën e dyshimtë, e cila u hap kur mbërriti policia. Ata janë tmerruar kur kanë parë brenda çantës së zezë beben e porsalindur, të gjinisë femër, të pajetë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur në zonën e Laprakës, arrestohet 30-vjeçari! Me pistoletë në çantë, ishte pasagjer në makinë
12 Tetor 2024, 13:13
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator 2024, 21:31
-
Itali, 22-vjeçarja varrosi foshnjën e porsalindur në një fushë, policia gjen një tjetër trup në të njëjtin vend
16 Shtator 2024, 15:02
-
Tiranë/ Vodhi një automjet në një garazh në kryeqytet, arrestohet 21-vjeçari
31 Gusht 2024, 10:39
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill 2024, 12:10
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill 2024, 13:32
-
Studimi/ 'Foshnjat e pandemisë' Covid-19 kanë dy ndryshime biologjike 'magjepëse'
5 Mars 2024, 18:59
-
Veliaj nga Lapraka: Një nga zonat më të transformuara të Tiranës! Banorët të shpronësohen dhe t’u paguhet qiraja derisa të ndërtohen pallatet
24 Shkurt 2024, 17:47
-
Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve
1 Dhjetor 2023, 11:37
-
Artisti Bledar Çakalli, art në kryqëzimin e Fushë-Krujës! Murale gjigande me Azem e Shote Galicën dhe Beg Rizajn
18 Tetor 2023, 16:37
-
Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin! 11-vjeçari përfundon në spital
17 Shtator 2023, 12:14
Cfare mund te thuash?!
Përgjigju