Foshnja 'e vdekur', ngjallet pas 12 orësh

Foshnja 'e vdekur', ngjallet pas 12 orësh
CHAKO, Argjentinë - Mrekulli, ose gafë e personelit të spitalit, në Argjentinë ku foshnja zbulohet se është gjallë pas 12 orësh në morg. Por kjo kalon në plan të dytë për prindërit e fëmijës së sapolindur që kanë kaluar momente të skajshme emocionale.

Si fillim një lindje e parakohshme në muajin e gjashtë, foshnja pa shenje jete dhe mjekët që e deklarojnë të vdekur 20 minuta pas lindjes. Pas 12 orësh çifti kërkon me insistim të hapet kutia frigoriferike ku ndodhej foshnja që t’i jepte lamtumirën e fundit. Pas një përkëdheljeje të lehtë në trupin e akullt të foshnjes, në fillim në dorë e më pas në fytyrë, prindërit dëgjuan një të qarë të lehtë. Fëmija e tyre ia kishte dalë të mbijetonte, megjithëse mjekët e kishin konsideruar të vdekur. Prindërit që, fillimisht menduan se po kishin haluçinacione, nuk janë përmbajtur. “Ne qanim, qeshnim, pastaj prapë qanim dhe prapë qeshnim”, tha e ëma e foshnjes Analia Bouter.

Vajza që tashmë quhet Luz Milagros (mrekullia e dritës) megjithëse ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, konsiderohet e stabilizuar dhe në përmirësim të lehtë. Pesë mjekë dhe sanitarë të spitalit u pezulluan nga detyra, ndërkohë që ka nisur një hetim për të përcaktuar përgjegjësitë.

Historia e mjekësisë njeh edhe mjaft raste të tjera të ngjashme, ku pacientët janë deklaruar gabimisht të vdekur, por në rastin e Luz Milagros ka gjithsesi diçka prej mrekullie se si ajo e lindur tre muaj para kohe arrit t’I mbijetojë edhe 12 orëve në dhomën frigoriferike të morgut.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën