Foshnja kishte nevojë për qumësht
hekurudha e siguron përmes Twitte

Foshnja kishte nevojë për qumësht<br />hekurudha e siguron përmes Twitte
Rrjetet sociale tashmë përdoren në mënyra nga më të ndryshme, ku shumë njerëz i përdorin për të nxjerrë përfitime ekonomike, dikush tjetër për fushata të ndryshme, por ka edhe nga ata të cilët e përdorin për t'u ardhur në ndihmë të tjerëve.
 
Sipas BBC, një udhëtar në një prej linjave hekurudhore në Indi, Aangha Nikam, kishte vënë re se në të njëjtin vagon me të ndodhej edhe një grua e cila kërkonte qumësht për fëmijën e saj.
 
Ndërkohë që në tren nuk kishte mundësi për të siguruar qumështin, Nikam, përdori llogarinë e tij në rrjetin social "Twitter", për t'i dërguar një mesazh ministrisë së Hekurudhës ku i tregonte se një fëmijë në tren kishte nevojë për qumësht.
 
Përgjigjia e ministrisë ishte e menjëherëshme duke i bërë të ditur Nikam se  "qumështi i pret në stacionin e radhës".
 
Rasti ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale, ku me mijëra persona kanë shprehur mirnjohje për gjestin e ministris.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!