Në një situatë kritike dhe të rëndë përmbytjesh në të gjithë vendin, vjen më në fund edhe një lajm i mirë.
/Shqiptarja.com
Kjo foshnje 3-muajshe që shihni në foto, ka arritur ti mbijetojë mrekullisht furisë së motit dhe sëmundjeve.
Pasi iu përmbyt banesa, vogëlushja, së bashku me prindërit, u transferuan në një qendër sociale në periferi të Tiranës që u ngrit për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjete ditëve të fundit.
Pasi u vizitua nga mjekët e urgjencës kombëtare mjekësore, rezultoi se, për fat të mirë, foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Paralelisht, nëpër qendrat socilae po kryhen vizita mjekësore nga ekipe mjekësh të specializura, për të garantuar shëndetin e çdo fëmije.

(Foshnja tre muajshe që arriti ti mbijetojë përmbytjeve)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










