Foshnjat kanë nevoja të ndryshme
për qumësht në bazë të gjinisë

Foshnjat kanë nevoja të ndryshme<br />për qumësht në bazë të gjinisë
SHBA- Nëse foshnja juaj është djalë ai ka nevojë për qumësht, i cili të ketë më shumë yndyrë dhe proteina, por nëse është vajzë, atëherë ajo ka nevojë për qumësht që të ketë më shumë kalcium.

Dr. Katie Hinde, nga Universiteti i Harvardit, thotë se formula e qumështit duhet të specifikohet në bazë të gjinisë së foshnjës dhe se qumështi me formulë duhet të riformulohet ndryshe për djemtë dhe ndryshe për vajzat.

“Ne prodhojmë deodorantë të ndryshëm për burra dhe gra dhe duhet të konsiderojmë edhe të bëjmë qumësht me formula të ndryshme të specifikuar sipas gjinisë”, thotë kërkuesja Katie Hinde.

Dr. Hinde tha gjithashtu se qumështi i gjirit ndryshon nga gruaja në grua dhe disa herë qumështi me formulë mund të jetë më i mirë se sa qumështi i nënës. Ajo bëri deklaratën pasi tregoi se majmunët prodhonin qumësht të ndryshëm për djemtë dhe vajzat.

“Qumështi për vogëlushët meshkuj është më i yndyrshëm dhe më i pasur me proteina dhe veçanërisht qumështi për fëmijët e porsalindur meshkuj është shumë i pasur.
Në kontrast, qumështi për vogëlushet femra është më pak i pasur, por është më i pasur me kalcium që ndihmon në ndërtimin e kockave”, vërejti ajo.

Konferenca vjetore e Shoqatës Amerikane për Përparim në Shkencë bëri të ditur se studime të ndryshme njerëzore kanë rezultate të ndryshme, por ka disa prej tyre që theksojnë se qumështi me formulë duhet të bazohet në gjininë e fëmijës. Ka gjithashtu diferenca në mënyrën se si sekset i përgjigjen qumështit të gjirit.

Dr. Hinde se majmunët meshkuj dhe femra i përgjigjen hormonit të stresit, kortizolit në mënyra të ndryshme.
Ndërsa puna me foshnjet njerëzore gjeti se vajzat, por jo djemtë, ishin më grindavece nëse qumështi i nënës së tyre kishte nivele të larta kortizoli.
Megjithatë, në studimet me minj, kjo kishte përfitime afatgjatë, pasi këto kafshë i përballonin më mirë situatat stresante në krahasim me të tjerat.

Kërkimi gjithashtu tregoi se cilësia e qumështit të gjirit varion dukshëm nga gruaja në grua, me sasi të ndryshme të vitaminave, mineraleve, sheqerit, yndyrës dhe përbërësve të tjerë ushqimorë. Në disa raste, cilësia është kaq e ulët sa është më i mirë qumështi me formulë në krahasim me qumështin natyral të gjirit. 
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur