FOTO/​Drimadha 3 ditë në festë me
Fesivalin e Ngjyrave 'Albania S’light' 

FOTO/​Drimadha 3 ditë në festë me<br />Fesivalin e Ngjyrave 'Albania S’light' 
Në datat 30 prill deri më 2 maj është mbajtur në plazhin Altea në Drimadhes festivali shumëngjyrësh Albania S’light (Drita shqiptare). Festivali ka ofruar shfaqje me artistë të ndryshëm nën dritat e dhuruara falë performancave të artistëve profesionistë.

Ky festival është bërë në qiell të hapur, ku është bashku muzika, arti dhe filozofia e komunitetit duke përqafuar idenë e gjithë përfshirjes të vlerave për të gjithë pjesëmarrësit. 

I titulluar Albania’s light, festival i kushtohet ekspresionit të lirë artistik. Ata të cilët performojnë ‘ndriçuesit’ kanë një sërë arsyesh për të marrë pjesë në këtë festival, duke nisur që nga shpërthimi kreativ dhe dëshira për të përfshirë komunitetin në festime. Ky festival pati në qendër 7 synime kryesore të cilat janë:

Përfshirje të plotë; Mbështetje e komunitetit; Shprehje e vetvetes; Dhurata pa kushte. Pjesëmarrësit janë të ftuar të tejkalojnë barrierat dhe të zbulojnë veten dhe njëri – tjetrin. Në natyrën e hapur të plazhit mistik të Alteas në Drimadhes nën kurimin e Klod Dedjes ishin të ftuar kuratori Klod Dedja me një instalacion dhe performancë: ALTEA Drymadhes-Contemporary Exhibition në ajër të hapur, ku marrin pjesë artistët Alban Muja me veprën "Hot-Hotel", Instalacion 2014; Jora Vaso me Veprën “Qoka", Instalacion 2016; Klod Dedja me veprën "the dreamer", instalacion 2015, etj

“Nëse akti apo performanca ka një pikënisje nga perceptimi i purifikimit, kjo e fundit automatikisht shpërbehet në forma "autogjykimi"...sepse kjo arritje brenda aktit që krijon mundësinë e riformatimit human dhe natyrisht të pasuar nga simbolizmi që karakterizon "njeriun-akt" si rikonfigurues së natyrës së tij... “, pohon kuratori Dedja i cili e sheh realizmin e këtyr performanvave si  vështrim përgjatë këtij procesi në dyplanesh ( Njeriu-Akt dhe e Ndermjetshmja), ...lind një konflikt elegant që arrin të shkrijë ( djegë ) në nje substancë unike; ...Natyrën perfekte dhe papersosshmërinë sublime të Tij.

festivali

festivali

Ja çfarë përmban Hoteli i Alban Mujës me kurator Klod Dedja
Tri shkronjat e para të ndezura me poça elektrike, shihen nga artisti si 'leftover' e asaj çka ka mbetur nga nje sistem i kaluar. Fenomeni i shkaterrimi të nje ish-sistemi, shpesh vërehet tek shumë vende ne tranzicion nder to edhe nga vjen vetë artisti, ku kalimi nga një sistem tek tjetri, tek ato ndertesa urbane dhe kombinate industriale që ende nuk kan kaluar neper privatizim te sisitemit te ri, shpesh ne sistemi demokratike edhe ka deshtuar.

Kjo ka ndodh edhe me vepren 'Hotel' si sinonim i qytetit, qe tregon të kaluaren e një 'qyteti' që ishte menduar të ndihmonte mjaft mirë ekonomin e Shqiperise komuniste. Deri sa tri shkronja e mbetura 'HOT', tregojn kohen në të cilen gjendet sot qytetet industrale dhe industri të ndryshme, ku perveç mureve të ndertesave të medha dhe germadhave, por edhe shumë njerze të semure nga kombinatet e ndryshme kancerogjen, siç është esdhe ai i Metalurgjikut ne Elbasan, asgje nuk të ngjane ne atë se për çka është ndertuar (HOT-spot i ekonomisë shqiptare)

festivali

Qokë nga Jora Vaso
Bota e dikurshme ekzotike e Coca Cola përfaqëson vendin e fantazis. Takimi me një objekt të dëshiruar shkakton një rënie graduale. Fraza e ndaluar shijoje tashmë nuk përbën një kërcënim as gërmat e shënuar në shishet e Coca Colës së shiten në dyqan. Varësia ndaj një droge të re duke luftuar varësitë e vjetra prodhon “qokë” një pije të holluar. Ashtu si personazhet vuajnë nga humbja e shikimit, hibridi i ri përdoret për të luajtur me veten dhe ne mund të ndajmë një qokë në një kohë kur askush nuk dëshiron.
Qokë është një fjalë shqiptare e cila përshkruan një detyrim të një personi ndaj një tjetri, zakonisht në formën e një favori apo dhurate. Ajo shpesh tregon një veprim që nuk behet me kënaqësi por ndihmon në funksionimin normal të shoqërisë.

festivali
 Foto të tjera..

Boundaries - Lori Ami (Instalacion, Performance)
Të përdorësh fuqinë e zjarrit dhe ujit si element që ndajnë kufirin mes individuales dhe infinitit, trupi nga trupi, trupi nga natyra , trupin nga kozmosi pjesë e të cilit është. Ne krijojmë kufinj që ndajnë; kufij imagjinarë në sipërfaqen e tokës duke kërkuar tokë për kombe , kufij në mendjen tonë duke krijuar monument të vetes bazuar në diferencat me të tjerët, kufij mes të shkuarës dhe të tashmes, të tashmes dhe të ardhmes, tokës dhe kozmosit. Duke eleminuar këta kufij, duke djegur egon ne çlirohemi nga kufijtë që ndajnë vetveten nga infiniti.

Në çlirohemi nga shtesat e kohës fizike kur kemi lindur dhe përmes së cilës ne dramatizojmë egon tonë, Mbledhja e parasë, pronës gjëra të cilat na ndihmojnë të themi Unë
jam.

Drita Mistike
(Muzik & zjarr (Performance) RDN me vajzat e zjarrit 
Në errësirën e natës, ka një dritë mistike
Është brenda nesh duke ndriçuar shndritshëm.
 
Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar