Për fëmijët mbretërorë duket se është koha që të bëjnë xhiro nëpër botë.
 
George dhe Charlotte po shoqërojnë babin William dhe mamin Kate në vizitat e tyre zyrtare në vende të huaja dhe si gjithmonë, vëmendja fokusohet tek më i riu i familjes, i cili, pa shumë përpjekje, arrin të kthejë aparatet e fotografëve drejt tij.
 
Fotot e tij sigurisht që shihen në mbarë botën, por këtë herë ka rënë në sy një detaj krejt i papritur.
 
Princi George kishte veshur një këmishë që kushton vetëm 12,95 euro, duke dhënë kështu edhe një leksion stili  se për të qenë elegant nuk ka nevojë të shpenzojmë shumë.
 
Një zgjedhje e zakonshme apo e menduar mirë për të dhënë një mesazh nga familja mbretërore nuk e dimë ende, por një gjë është e sigurtë që popullariteti i princit George është rritur edhe më shumë.

princi george
   (Familja mbretërore gjatë takimeve)
princi george
  (Princi George)
princi george
  (Këmisha e veshur nga princi George)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com