Policia e Shtetit ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve mbi rrezikun e aksidenteve rrugore.

Në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" policia ka ekspozuar disa automjete, duke improvizuar një skenë aksidenti, ndërsa i ka shoqëruar edhe me mesazhe sensibilizuese si masë parandaluese ndaj aksidenteve.

Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, përdorim i telefonit dhe shpejtësia e lartë shihen si shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda në jetë njerëzore. 

Mesazhet e Policisë vijnë në Ditën Botërore të Viktimave të Aksidenteve. Edhe në Shqipëri u përkujtuan me një minutë heshtje viktimat e aksidenteve. Në orën 12:00 drejtuesit e automjeteve të fikën makinat dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave të aksidenteve. Ndërsa punonjësit e policisë rrugore mbanin në uniformën e tyre edhe një shirit të zi në krah.

[gallery]19747[/gallery]
Viktimat e aksidentëve u "flasin" shoferëve 
Në të gjitha akset kryesore janë vendosur foto të mëdha të familjarëve që kanë humbur të afërm në aksidente rrugore.

Krahas fotove, përcillet edhe apeli i këtyre familjarëve, të cilët këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes. 
aksident

aksident

aksident
(Mesazhe sensibilizuese në autostradë)