Pas zaptimit me forcë të selisë blu nga grupi i Rithemelimit i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e kësaj godinë grupit të Enkelejd Alibeaj, ambientet nuk janë liruar.
Pas marrjes së vulës, Enkelejd Alibeaj nuk do të bëjë luftë për selinë e Partisë Demokratike. Aktivitetin e saj politik PD-ja zyrtare do ta ushtrojë në zyra të reja, ndrësa siç shihet edhe nga fotot në hyrje të godinës është vendosur logoja dhe emri i PD-së.
Pak javë më parë Report Tv u fut brenda ambienteve që gjenden në zonën ish-bllokut shumë pranë kryesisë së Kuvendit dhe përballë Gjykatës Kushtetuese, ambient ku më parë ushtronte aktivitetin një bankë e nivelit të dytë. Tani më rreth 170 metër katrorë do të shërbejë për zyrat e drejtuesve të PD-së zyrtare dhe mbledhjet që ata do të zhvillojnë.
Selia blu vijon të jetë e zaptuar nga Sali Berisha edhe pse gjykata e Apelit i dha vulën Alibeajt. Grupimi i Alibeajt la selinë në mënyrë paqësore dhe prej aso kohe mbledhjet zhvilloheshin në kryesinë kuvendit ose në ambiente private në Tiranë sikurse ndodhi të hënë në mbledhjen maratonë 7-orëshe të tij.
Sakaq KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.
M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2955
Lajme të tjera
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Po ti, Doktor i madh, peng i kujt je?
21 Mars, 19:47
-
Nga Selenica, Berisha sulmon Alibeajn me akuza të vjetra: Rama e mban peng me krimet e vëllait
21 Mars, 18:38
-
Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen
21 Mars, 17:50
-
Këlliçi: Nuk e dua Berishën në fushatë! Më prish punë
21 Mars, 16:31
-
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
21 Mars, 14:46
-
Berisha organizon konferencën për ‘Doktrinën e së Djathtës’, reagon Kokalari: U tall rëndshëm me të gjithë ne, tani përpiqet të përdorë konservatorizmin
21 Mars, 13:47
-
Kur Lulzim Basha ishte ‘i dënuar për t’u bërë Kryeministër’ si idhulli i gazetarit të familjes Berisha Çim Peka! Ja çfarë shkruante në 2019-n
21 Mars, 13:32
-
Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki
21 Mars, 13:26
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars, 11:10
-
Mero Baze: Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje
20 Mars, 19:41
-
Korbat puplarënë të Berishës fluturojnë edhe mbi Vjosë
20 Mars, 19:40