FOTO/Armend Dallku shpallet
"Mjeshtër Sporti” në Ukrainë

FOTO/Armend Dallku shpallet<br />
Ish-mbrojtësi i kombëtares tonë si dhe aktualisht lojtari titullar i Prishtinës në kampionatin kosovar ka marrë një çmim tejet të rëndësishëm për karrierën e tij.

Në ceremoninë e 25-vjetorit të Federatës Ukrainase të Futbollit, Dallku është vlerësuar me çmimin “Mjeshtër Sporti”.

Faktin e ka publikuar vetë mbrojtësi nëpërmjet fotove në faqen e tij të Facebook. Kjo është një arritje tepër e rëndësishme kur vjen puna për vlerësimet që u bëhen shqiptarëve nga vendet e huaja.

Armend Dallku ka debutuar në 2005-ën me kombëtaren shqiptare dhe që prej atij viti deri në sezonin e shkuar, është aktivizuar edhe me ukrainasit e Vorskla Poltava, karriara e të cilit nuk mbeti pa u vlerësuar.

dallku
        (Postimi i Dallkut në Facebook)

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani