Sulmuesi kuqezi Bekim Balaj ka zgjedhur të kalojë pushimet dimërore në plazhet luksoze të Brazilit, më konkretisht në Rio De Zhaneiro. 

Balaj ndodhet në shoqërinë e Edon Hasanit, ndërsa në një nga plazhet e Rois, futbollistët kanë takuar legjendën braziliane Romario.

Pasi kanë luajtur volejboll me këmbë në plazh, dy futbollistëve shqiptarë nuk u ka shpëtuar rasti të bënin edhe një foto me kampionin e botës.

“Volejboll me këmbë me Romarion legjendar”, shkruan në anglisht Balaj në komentin që shoqëron foton në “Instagram”.

Romario është ish-kampion bote me Brazilin, pas trofeut të ngritur në vitin 1994-ër, në ndeshjen e fituar me penallti ndaj Italisë.  

balaj romario
(Ish-sulmuesi Romario në mes të Balajt dhe Hasanit)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com