Partnerja e Max Evans në “Dancing On Ice”, Ale Izquierdo është dërguar urgjentisht në spital pasi u rrëzua nga krahët e tij gjatë provave për kërcim dhe është dëmtuar.

Meksikania shihet në fotot e publikuara nga The Sun, duke kapur kokën me duar dhe shtrirë në shpinë.

Çifti i balerinëve ka një shfaqje pasditen e sotme, por sipas mjekëve, kampionia meksikane, duhet të marrë disa ditë pushim, pasi është dëmtuar dhe kjo mund të sjellë shpërqëndrim të sajin dhe rrezik për dëmtime të tjera. 

[gallery]25424[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com