TIRANE - Prej kohësh projekti për ndërtimin e bulevardit qendror të kryeqytetit është bërë objekt akuzash ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Por këtë radhë, Bashkia e kryeqytetit, nuk ka ndryshuar emër në atë që sipas saj është fajtori, por ka ndryshuar mënyrën për ta bërë të ditur.

Kjo pasi ditën e sotme, bashkia ka vendosur në zonën e Stacionit të Trenit, një banderolë ku ilustron se “Edi Rama ka bllokuar projektin”.

Banderola tregon se sa modern do të ishte bulevardi “Zogu i Parë”, por e gjitha kjo është bllokuar nga kryeministri Rama. Kjo banderolë vjen në një kohë, kur po afrojnë zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 21 qershor. 

Bashkia te bulevardi
Bashkia te bulevardi

Bashkia te bulevardi
Bashkia te bulevardi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)