27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë te premten në mbrëmje. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri.
(Kush është Bebe Rexha)
Bleta "Bebe" Rexha (lindur më 30 gusht, 1989) është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të "Take Me Home" nga Cash Cash dhe "Hey Mama" nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës "The Monster" nga Eminem ft. Rihanna.
Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni. Bleta filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën "Tottenville High School" në Staten Island.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)