TIRANE- “Korça para dhe pas Rilindjes apo Kullës së turpit Rama - Peleshi!” Kjo është diçitura që ish-kryeministri Sali Berisha i ka vendosur një fotoje të postuar disa ditë më parë, ku krahason qendrën e qytetit të Korçës, dhjetëra vite më parë dhe si është sot. Por, fotoja e Korçës disa më vite, me sa duket është aq e vjetër, saqë mbi një godinë pranë sheshit qëndron i vendosur portreti i Enver Hoxhës.
 
Ndërsa në foton aktuale, ish-kryeministri Berisha thotë se po prishet imazhi i qendrës së qytetit duke ndërtuar një kullë që ndryshon identitetin e këtij sheshi.
 
Por në 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës, vetë Berisha akuzoi mazhorancën për portretin e Enver Hoxhës që mbanin disa qytetarë gjatë ceremonisë përkujtimore, ndërsa në këtë foto është vetë Berisha që e sjell një portret të tillë.

berisha per korcen ok

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)