Imagjinoni për një moment sikur Beyonce të ishte kushërira juaj. Mendja mund t’ju shkonte tek fama e menjëhershme që do të merrnit…dhe me të drejtë. Kristin Douglas ka patur fatin e madh të jetë në një familje me këngëtaren më të fuqishme të momentit dhe është bekuar me të njëjtat asete.

Kushërira e 34-vjeçares ka publikuar një foto në Instagramin e saj krah të motrës, Kelsi dhe sigurisht Beyonce-s. Fotoja është pëlqyer dhe komentuar në kohë rekord, ndërsa Kristin i janë shtuar më shumë se 50,000 ndjekës.

Tre kushërirat kanë pozuar gjatë një drake përkujtimore për xhaxhain e tyre Skip dhe Beyonce është eklipsuar totalisht nga kushërira e saj, e veshur me fustan blu dhe të pasmë të mëdha. Gjithçka që dihet për Kristin është se ushtron profesionin e infermieres dhe nënë e dy fëmijëve.
beyonce
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)