TIRANE- Diskutimet në mbledhjen e Komitetit Qëndror, mbi bashkëpunimin e organeve të sigurimit dhe udhëheqjen e Partisë dhe udhëzimet se si duhen klasifikuar dhe ruajtur dokumentet e dosjeve të Sigurmit të Shtetit. Me instancën më të lartë të Partisë punëtori i Sigurimit duhet të jetë i hapët, me ata të shkallës më poshtë, më pak i hapët, kurse me të tjerët nuk është nevoja të flasë... Me këtë udhëzim Enver Hoxha nënkuptonte se mjaft ishte lënë në terr informativ deri në këtë kohë. Në mbledhjen e 5 shtatorit 1983 mes sekretarëve të Komitetit Qendror, Hoxha tregon rrugën se si duhet të bashkëpunojnë organet e Sigurimit me udhëheqësit e Partisë, duke mos i mbajtur të fshehta çështjet që punëtorët operativë ndiqnin.
/Shqiptarja.com










