Capital T ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi akuzohet se ka kopjuar hitin e tij "Pare pare", por kjo nuk ka ndikuar aspak në 'mirëqenien' e reperit. True Kapo ka publikuar një foto në Instagram ku i bën me dije të gjithëve se 'nuk i bëhet vonë për mendimin e tyre'.

Një deklaratë të tillë këngëtari e shoqëroi me një pozë pak të çuditshme, ku shfaqet duke shtrënguar me dorë pjesën intime. Nisur dhe nga mbishkrimi i reperit, nuk e shmangim dot të mendojmë që veprimi i tij i dedikohet personave që e kanë akuzuar.

Kështu artisti 25-vjeçar ka treguar se nuk ka frikë t'i kundërvihet të gjithëve, përkundrazi mund ta bëjë si një 'bad boy' i vërtetë. 
capital t
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)