FOTO/ Çiljeta Xhilaga qerose
frymëzohet nga Amber Rose

FOTO/ Çiljeta Xhilaga qerose<br />frymëzohet nga Amber Rose
Çiljetën e kemi parë me modele flokësh nga më të ndryshmit, por kështu nuk e keni parë kurrë! Dhe jo vetëm atë, por asnjë artiste shqiptare, madje edhe VIP-at e huaj, rrallëherë rrezikojnë deri në këtë pikë me prerjen e flokëve.

Këngëtarja është shfaqur si një sozi e Amber Rose në një foto të postuar në Instagram, por komentet në pjesën më të madhe kanë qenë kategorikisht kundër një ndryshimi të tillë. Fotoja ishte në fakt e përpunuar me photoshop nga fotografi i Çilit, Juxhin Kurti, që ia kishte dërguar foton e rregulluar në WhatsApp.

Më pas 30-vjeçarja postoi një foto të Amber Rose, dhe shprehu pëlqimin që ka ndaj saj dhe ndaj këtij modeli flokësh në veçanti. Një ndryshim i tillë u prit mjaft mirë edhe nga Dafina Zeqiri, e cila i dha aprovimin me komente.

Kushedi si mund t'ja shkrepë Çiljetës, me siguri do ta shohim shumë shpejt me një model flokësh të tillë, si "gangsta girl' që është.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr