FOTO/ ‘Çmendet’ moti në Fushë-Arrëz, breshëri i pazakontë thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton të mbjellat

FOTO/ ‘Çmendet’ moti në Fushë-Arrëz, breshëri i pazakontë thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton të mbjellat

Breshëri i pazakontë në Fushë-Arrëz

Një breshër i pazakontë ka rënë pasditen e djeshme në Fushë-Arrëz. Lajmi u bë i ditur nga bashkia Fushë-Arrëz ku ka publikuar disa foto ku breshëri ka dëmtuar të mbjellat. 

Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat. Breshëri ka thyer edhe xhamat e makinave.

“Në orët e vona  të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz,  e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe. Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkaterrimin e të gjitha kulturave bujqësore të ketyre bujqëve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin  e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer gjamat dhe dëmtime tjera në  konstruksionet e tyre. Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave  Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t'ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”- thuhet në njoftim.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë’, Rama: Lufta vazhdon! Armiku ka ende forcë për të plagosur e vrarë

‘Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë’, Rama: Lufta vazhdon! Armiku ka ende forcë për të plagosur e vrarë