Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja ka kaluar me sukses operacionin në ligamentet e gjurit të djathtë. 21-vjeçari shqiptar u dëmtua afro 10 ditë më parë në miqësoren që Blutë zhvilluan në Abu Dhabi kundër Aston Villës. Shqiptari shkruan në rrjetet sociale se operacioni kaloi me sukses dhe pas disa ditësh pushimi do i nënshtrohet fazës së rikuperimit. Kujtojmë se Broja mbylli sezonin me Chelsea dhe se deri verën që vjen nuk do mund të bashkohet me skuadrën në stërvitje për mos rrezikuar.
"Kam kënaqësi të them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes. Koha për të pushuar përpara se të filloj rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë për të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje", shkruan Broja në kanalet e komunikimit. Sulmuesi do jetë mungesë edhe për kombëtaren shqiptare.
Broja nga spitali pas operacionit