Pamjet me dron/ Një grusht militantësh para bashkisë Tiranë, nuk mblidhen as 10 vetë! Këlliçi si Berisha kërcënon Dumanin: SPAK, organizatë e PS

Në tubimin e 23-të të opozitës para Bashkisë së Tiranës, militantët e Sali Berishës Non Grata, ishin edhe më të pakët në numër..

Siç duket edhe nga pamjet me dron të Report Tv të pranishmit janë më pak se efektivët që janë vendosur në një kordon për të ruajtur sigurinë.

Përfaqësuesit e opozitës përsëritën thirrjen për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj të cilin e akuzojnë për inceneratorët dhe dosjen 5D. Nuk munguan sigurisht edhe thirrjet 'Lironi Berishën, që prej 8 muajsh tashmë është në arrest shtëpie.

Në krye të militantëve, Belind Këlliçi, ndoqi edhe këtë javë shembullin e Berishës, ku pas sulmeve në protestën e kaluar drejtuar ndërkombëtarëve këtë herë sulmoi Altin Dumanin dhe SPAK.

Këlliçi i ka kërcënuar prokurorët duke thënë se të mos harrojnë se “ka edhe akuza për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera’.

“Nëse ju prokurorë të SPAK keni vendosur të bëheni seksion i PS mos harroni se ka edhe akuzë për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera. Jeta është e gjatë”.- tha Këlliçi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Lista, grumbullimi dhe ndeshja 'jetë a vdekje' e Kombëtares U-21! Trajneri Bushi: Në Zvicër vetëm për fitoren

Lista, grumbullimi dhe ndeshja 'jetë a vdekje' e Kombëtares U-21! Trajneri Bushi: Në Zvicër vetëm për fitoren