Foto dhe dokumente të panjohura
për Moisiun në një ekspozitë në Vjenë

Foto dhe dokumente të panjohura<br />për Moisiun në një ekspozitë në Vjenë<br>
Këto ditë, në kuadrin e vitit kulturor Austri Shqipëri, sapo mori formë projekti Aleksander Moisiu, njeriu dhe artisti. Projekti është një bashkëpunim i Ambasadës Shqiptare në Vjenë me studiuesin Pjetër Logoreci dhe është konkretizuar në një foto-ekspozitë në përbërje, të së cilës janë 44 foto të përmasave të mëdha 70 X 50 cm, të realizuara në kanavacë dhe të vendosura në korniza druri.

Ky projekt është financuar nga Ambasada Shqiptare në Vjenë. Fotografitë janë realizua me ndihmën e dy firmave me pronar shqiptarë si: Firma Alba me pronar z. Xhevat Balaj që i stampoj në kanavacë dhe janë përfunduar mbi korniza nga Firma Rahmenmanufaktur e z Alfred Memaj, në Vjenë.

Fotografitë janë vendosur në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Vjenë, në mënyre kronologjike duke marrë parasysh atë çka përfaqësojnë në kohë në jetën e gjeniut të skenës Aleksandër Moisiu. Ka foto nga jeta familjare, nga jeta artistike të pasqyruar në disa role, foto të Moisiut me koleget si dhe fotografi të disa dokumenteve origjinale që ishin të rëndësishëm në jetën e aktorit. Një pjesë të ekspozitës e zënë foto nga objektet personale të Moisiut të zbuluara disa vjet më parë në arkivat e Vjenës nga studiuesi Logoreci.

[gallery]25838[/gallery]
Ky aktivitet do të hapet me datën 26 mars 2018, në orën 18.00 dhe do të ketë të ftuar nga institucionet shtetërore austriake, diplomatë, biznesmenë të ndryshëm austriakë si dhe nga firmat austriake që kanë aktivitet në Shqipëri, po ashtu dhe shqiptarë dashamirës të artit e bashkëpunëtorë të ambasadës. Për vizitorët vjenezë foto-ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë dhe është planifikuar të dërgohet në disa qytete të Austrisë si dhe në të gjitha trojet shqiptare.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë