FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!

FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!

Admir Beqiri, autori i dyshuar i krimit, i ndodhur sot në fshatin Gjashtë të Sarandës

1728243849_admirbeqiri.jpg

Admir Beqiri, autori i dyshuar i krimit, i ndodhur sot në fshatin Gjashtë të Sarandës

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku.

Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin. Në foto është autori i dyshuar i krimit, Admir Beqiri, tashmë i arrestuar dhe që do merret në pyetje nga policia.

Dhe dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.

Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, kurse autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.


Lajmi kryesor:

Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë