Të tjera pamje kanë dalë brenda ambienteve të hotelit “Regina Palm” në Vlorë, ku persona të armatosur, që shoqëronin biznesmenin Luan Muça, duket se ushtrojnë presion mbi biznesmenin Vasil Bedinaj.
Teksa Bedinaj duket se ishte i ulur në një tavolinë brenda lokalit të hotelit, sëbashku me biznesmenin Muça, papritur brenda hyjnë grupi që shoqëronte Luan Muçën dhe rrethojnë Bedinajn, duke e kërcënuar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mes pushuesve, përfshi vajza e gra, të cilët me rroba plazhi kanë qenë të ulur në lokalin e hotelit, për të konsumuar një pije. Ata u përballën me një tufë personash të armatosur, që të krijon përshtypjen e një pushtimi mafioz.
Për ngjarjen, Policia e Vlorës njoftoi se arrestoi biznesmenin Luan Muça dhe 4 persona të tjerë. Sipas ‘Bluve’, Muça nën kërcënimin e armës i kërkoi plot 5 milionë euro Bedinajt në formën e gjobës, bashkë me kërcënimin që të largohej brenda 48 orësh nga Shqipëria.
Ka qenë pikërisht Bedinaj që ka njoftuar policinë rreth orës 11:30, një orë pasi kamerat e sigurisë tregojnë mbërritjen e personave të armatosur në hotelin e tij. Vetëm pas 18 minutave nga njoftimi, Policia njoftoi se arriti të vërë në pranga 5 personat e sipërpërmendur.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)









