Foto e rrallë, Princ Vidi në 1931
duke nderuar Kolonelin Thomson

Foto e rrallë, Princ Vidi në 1931<br />duke nderuar Kolonelin Thomson
Shfaqja e Princ Vidit shumë vite pas largimit nga Shqipëria në vitin 1931 në një foto të botuar në një gazetë holandeze. 

Ai nuk hoqi kurrë dorë nga froni shqiptar, edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët tashmë kishin konstituuar një monarki të re me një mbret me gjak të pastër shqiptar.

E duket se edhe 17 vjet pas eksperiencës së dështuar në fronin shqiptar, ai vijonte ta kujtonte me nostalgji atë periudhë dhe të nderonte kujtimin e atyre që dhanë jetën për të. Kështu ndodhi edhe me Wilhelm von Wied, në vitin 1931, kur ndërsa ndodhej në Hagë (Holandë), nuk i shpëton dot vëmendjes së shtypit vendas, ndërsa pozon nën këmbët e monumentit të Kolonelit Lodewijk Thomson, i cili gjeti vdekjen në përpjekje me kryengritësit pranë Durrësit në 15 qershor 1914.

Kështu na thotë të paktën diçitura e gazetës holandeze “Hagsche Courant”, e 13 qershorit 1931, e cila deshifrohet fare qartë, duke më bërë të besoj se është hera e parë ku na dokumentohet shfaqja e Vidit në këtë periudhë kohore. Në të njejtën faqe, gjendet edhe një foto e dytë e Princ Vidit, ku ai paraqitet gjatë pjesëmarrjes në një pavion kushtuar familjes së tij nën shoqërinë e një fisniku të kohës.

princi vid
(Shkrimi i gazetës holandeze “Hagsche Courant”)
princi vid
(Shkrimi i gazetës holandeze “Hagsche Courant”)
princi vid
(Shkrimi i gazetës holandeze “Hagsche Courant”)
princi vid

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit