Foto e rrallë, si dukeshin Hillary dhe Bill Clinton para 40 viteve

Foto e rrallë, si dukeshin Hillary dhe Bill Clinton para 40 viteve

Një foto e rrallë e Hillary dhe Bill Clinton që me shumë mundësi nuk është publikuar kurrë më parë po qarkullon ne media sociale.

Ka qenë vetë ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka publikuar në Instagram një fotografi të para 40 viteve. E veçanta e kësaj fotoje është ndryshimi i madh në pamjen e jashtme. Hillary shihet bashkë me burrin e saj, ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton teksa lexon një gazetë. Ata janë të ulur të dy në tryezën e mbushur plotë ndërsa vetë Hillary duket shumë e entuziasmuar nga ajo që shikon në gazetë, ndërsa Bill e shikon me kërshëri.

“Duke e lexuar gazetën së bashku gjatë mëngjesit, në vitin 1979”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë që Clinton e ka publikuar.

Fotoja, sipas Clinton është realizuar në vitin 1979, ndërsa ata janë të martuar që nga viti 1975.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë