Foto e rrallë: Kur udhëheqësit e PS takonin themeluesin e UÇK-së në 1992

Foto e rrallë: Kur udhëheqësit e PS takonin themeluesin e UÇK-së në 1992

Bashkim Zeneli, Fatos Nano , Namik Dokle dhe Xhavit Haliti

Fotoja është shkrepur në vitin 1992, gjatë një darke familjare në një banesë në Zvicër. Në foto, nga e majta në të djathtë janë Xhavit Haliti, një udheheqës në ilegalitet i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili ishte një nga themeluesit më pas të UÇK-së.

Më pas, në krye të tryezës është Bashkim Zeneli, ish-deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, ish-kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht lideri historik i socialistëve shqiptarë, e në krah të tij Namik Dokle, numri një i grupit parlamentar socialist, e më pas kryetar Parlamenti dhe zv.kryeministër.

Fotoja publikohet për herë të parë, dhe është shkrepur gjatë një vizite të krerëve të PS-së me diasporën shqiptare në Zvicër. Afërsia e PS-së me përfaqësuesit e rezistencës që vinin nga LPK-ja ka nisur që herët dhe vijon edhe sot me marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Hashim Thaçin e ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Nano zhvilloi edhe një takim me diasporën, përkatësisht mbështetësit e krahut të LPK-së, video e të cilit u përdor në Tiranë nga Sali Berisha për ta sulmuar kreun e opozitës si enverist.

Në fakt ajo deklaratë e Nanos, kishte doza shkelje syri për militantët e majtë të LPK-së, një pjesë të të cilit kanë qenë edhe përkrahës së Enverit, me pushtetin e të cilit kanë pasur edhe marrëdhënie konspirative një pjesë e tyre.

Gjithsesi prej atëherë kanë kaluar shumë ujra, e thuajse të gjithë personazhet në foto kanë drejtuar një pjesë të shteteve shqiptare. Nano, Dokle e Zeneli në Tiranë, e Xhavit Haliti, i cili prej lufte mban nofkën e ilegalitetit “Zeka” ka qenë deri edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, por si Ali Ahmeti nuk pranoi asnjëherë poste ekzekutive. Sot vijon të jetë deputet i PDK-së dhe drejtues politik i Pejës, prej nga e ka dhe origjinën. / TemA

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 21/07/2022 14:52

    gjithmone keta te PSes jane me patriot se te pds Nanua i ndimoje shume Kosovaret kure se berisha i jepte nafte miloshevicit ne ate kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025