FOTO/ Sekuestrohet radio amatore në Rinas, i përkasin 2 shtetasve britanikë! Mund të jenë përdorur për përgjime?

FOTO/ Sekuestrohet radio amatore në Rinas, i përkasin 2 shtetasve britanikë! Mund të jenë përdorur për përgjime?

Pajisje e sekuestruar

Në këto foto të siguruara nga Report Tv shikoni disa pajisje që i janë kapur 2 shtetasve britanikë në Rinas, ndërkohë që ka dyshime se mund të jenë përdorur për përgjime të paligjshme. Britanikët P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç, janë lënë të lirë ndërkohë që para hetuesve kanë deklaruar se i kanë pasur për qejf pajisjet dhe nuk kanë bërë përgjime. Pajisjet janë sekuestruar dhe kanë kaluar për verifikim dhe ekspertize. 

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, nga kodet që duken në pajisje, rezulton se bëhet fjalë për produkte radio amatore KENËOOD, që shiten në mbarë botën, dhe që mund të bëjnë edhe transmetim por edhe marrje të valëve. Megjithatë nëse bëhet fjalë për pajisje të modifikuara për përgjim kjo mbetet për tu saktësuar nga Policia Shkencore.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Y-3: 01/06/2022 18:52

    https://www.youtube.com/watch?v=1Fbni14Hbtg&t=1s https://www.lutz-electronics.ch/stationaer/endstufen/spe-expert-1-3k-fa/

    Përgjigju
  • Era: 01/06/2022 18:34

    Ha ha janë lënë të lirë! Po të ishin kapur 2 shqipo në UK as dhe avokatin nuk do kishin mund me telefonuar.

    Përgjigju
  • Besi: 01/06/2022 17:26

    Po çfare pergjimesh thoni jane apartura per radioamator ne Hf..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale