Manushi është person me precedent penal dhe njihet nga blutë e kryeqytetit si kontingjent krimi, pasi është shoqëruar disa herë për vepra të ndryshme penale. Mbrëmjen e djeshme uniformat blu kanë rrethuar zonën pranë ish-parkut të autobusëve, por nuk kanë mundur të arrestojnë Daniel Manushin dhe shokun e tij.
Report TV ishte një ditë më pas pranë lokalit ku u plagos Polici. Në zonë qëndrojnë dy makina policie, ndërkohë që asnjë prej banorëve nuk pranon të prononcohet për sherrin. Debati dhe momenti i plagosjes së oficerit të policisë është filmuar nga një kamer sigurie, e cila është sekuestruar nga Policia e Tiranës.
Kjo kamer ka zbuluar Daniel Manushin që qëlloi 33-vjeçarin me pistoletë në bark dhe më pas u largua në drejtim të disa blloqe pallatesh për tu fshehur. Polici Ermal Bregu pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.
Ermal Bregu dy vite më parë i është djegur makina në të njëjtën zonë dhe autorët nuk u zbuluan. 33-vjeçari banonte në këtë bllok pallatesh dhe njihej në zonë që punonte si agjent krimesh në komisariatin nr.1. Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu konfirmoi se Ermal Bregu është plagosur pas një konflikti të çastit dhe ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij si Polici.
dy.b/shqiptarja.com












