TIRANE - Ish kryeministri Sali Berisha është parë më në fund i gëzuar e i relaksuar në mjediset e rezidencës së ambasadorit Italian Massimo Gaiani në Festën e Republikës së Italisë. Edhe pse mes socialistëve dhe pak demokratëve të pranishëm, lideri i PD-së me një gotë “proseco” në dorë ka lëvizur me zhdërvjelltësi mes publikut duke takuar dhe përshëndetur të pranishmit.
 
Fotoreporterit tonë Mirsal Hadërmataj nuk mund t’i shpëtonte shtrëngimi i duarve me deputetin Ben Blushi dhe ndonjë batutë me të. Berisha nuk e priti përfundimin e ceremonisë, por u largua i kënaqur dhe i qetë ende pa mbërritur Presidenti Nishani.

berisha blushi
berisha blushi
berisha blushi

berisha blushi

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)