Gjenden dy predha luftarake pranë dy pallateve në lagjen nr.3 të qytetit të Kukësit.

Predhat janë të kalibrit 80 dhe 120 mm dhe janë zbuluar nga fëmijët teksa luanin. Për shkak të rrezikshmërisë, policia ka evakuuar banorët e dy pallateve pranë vendit ku u zbuluan predhat, duke krijuar perimetrin e sigurisë. Sipas policisë, predhat ishin gjetur pranë një ish-reparti ushtarak dhe ishin marrë për t'u shitur për skrap por pas telefonatës nga qytetari, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku i kanë bllokuar dhe me ndihmën e Specialistëve të ushtrisë do asgjësohen.

Njoftimi i policisë:

Në sallën operative të D.V.P. Kukës ka ardhur një telefonatë nga një shtetas se në lagjën Nr.3, Kukës, afër ujësjellësit disa femijë kanë gjetur dy predha luftarake.

Në vendgjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku konstatuan në një karrocë dy predha mortaje të parrezikshme dhe një predh pak më tutje.

Predhat ishin gjetur pranë një ish-reparti ushtarak dhe ishin marrë për tu shitur për skrap por pas telefonatës nga qytetari, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku i kanë bllokuar dhe me ndihmën e Specialistëve të ushtrisë do asgjesohen.

[gallery]24778[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com