FOTO/Gjeorgjia, vendi
ku fëmijët martohen që 12-vjeç

FOTO/Gjeorgjia, vendi<br />ku fëmijët martohen që 12-vjeç
Në vende të ndryshme të ish-republikës sovjektike ekziston akoma një traditë e vjetër ku fëmijët martohen në moshë shumë të hershmë.

Askush në fakt nuk e di numrin e saktë të fëmijëve të martuar në Gjeorgji, por të dhëna nga “United Nations Population Fund”,tregojnë se të paktën 17 përqind e vajzave martohen përpara se të kenë mbushur 18 vjeç, moshën legale për ta bërë këtë gjë.

Ajo që e bën më të vështirë të paturit të dhëna më të sakta është se familjet e kanë evituar regjistrimin e këtyre martesave për vite më rradhë.

Martesat bëhën në kisha apo xhami dhe konsiderohen të tilla parë nga një këndvështrim kulturor dhe fetar i cili nuk është bërë ende zyrtar. Fotoreporterja Daro Sulakauri e rritur në Gjeorgji tregon për “National Geographic”, vështirësitë dhe risqet që këto rituale sjellin.

Sipas saj problemi kreysor është lënia pas dore e shkollimit për t’u marrë me martesën pasi mendojnë se është diçka normale.

Gjithashtu ajo shprehet se edukata seksuale në Gjeorgji pothuajse nuk ekziston fare dhe këto vajza kryesisht të moshës 14-19 vjeç sipas studemeve të  “Reproductive Health Survey” nuk kanë asnjë lloj dije rreth përdorimit të kontraceptivëve.

UNICEF e konsideron këtë kulturë si dhunim të drejtëpërdrejtë të të drejtave të njeriut.

[gallery]20058[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)