E dinit ju që operacione për ndarjen e motrave siameze janë bërë që në vitin 1902 dhe pa narkozë?

Këto imazhe bardh e zi tregojnë sesa të thjeshta kanë qenë dikur operacionet kirurgjikale shekullin e kaluar.

Imazhet dëshmojnë gjithashtu sesa shumë mungonte higjiena në ato vite dhe sesa shumnë të ekspozuar ndaj vdekjes ishin pacientët në duart e këtyre doktorëve.

Të veshur thjesht, pa maska, pa anestezi, doktorët bënin operacione të ndërlikuara si deri tek ndarja e motrave siameze.

Pacientët shtriheshin në tryeza druri dhe ishin të detyruar të duronin dhembjet e thikës që ngulej në mish dhe më pas të gjilpërës që qep plagën e hapur.

Kështu në vitin 1902 u krye me sukses ndarja e motrave siameze, i pari operacion i këtij lloji.

Binjaket Radica dhe Doodica lindën të ngjitura në Orissa, Indi në vitin 1988. Fshati i përzuri motrat pasi i shihnin si shtriga, ndërsa prindërit në vitin 1893 ia shitën një anglezi, një shoumen që dëshironte të bënte para prej tyre.
Por gjendja e tuberkulozit që preku Doodica, bëri që motrat të shtroheshim me urgjencë në spitalin e Parisit ndërsa ndërhyrja u bë nga doktori francez, Eugene-Louis Doyen.

Doktor Doyen ishte i pasionuar për filmimet gjatë operacioneve dhe kështu bëri dhe me motrat, operacionin për të cilat e regjistroi në një filmim 8 minutësh.

Edhe pse operacioni u quajt një sukses, Radica i mbijetoi, kurse motra e saj Doodica vdiq një javë më vonë.

Vite më vonë, nga periudha e viteve 1920, mjekët u lejuan të përdorin subtsancën Novocain duke bërë që pacientët të futen në anestezi dhe të mos vuajnë dhimbjet e tmerrshme.

Mjekët e atyre viteve kryenin operacione të ndryshme, deri në qepjen e pjesëve të ushtarëve të vrarë në luftën e dytë botërore me qëllim nisjen e trupave me anije drejt shtëpive të tyre.

[gallery]23036[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)