FOTO/ Izraeli stërvitet e lutet
në katin e 23 të hotelit në Tiranë

FOTO/ Izraeli stërvitet e lutet<br />në katin e 23 të hotelit në Tiranë
Masat ekstreme nga frika për sulme të mundshme terroriste nga celulat e ISIS në Shqipëri kanë bërë që ekipi i Izraelit të stërvitet në kushte të pazakonta.
 
Federata e Futbollit të Izraelit ka publikuar disa foto në faqen e saj zyrtare duke i shoqëruar me statusin "Stërvitja në nivelin më të lartë të mbajtur ndonjëherë, në katin e 23 në Hotelin ku është akomoduar në Tiranë, pamje e mrekullueshme nga shiu".
 
Ekipi i Izraelit zhvilloi dje stërvitjen e fundit në fushë në Elbasan, por për shkak të kushteve të sigurisë më shumë përgatitjet janë përqendruar brenda hotelit.
 
Ndërkohë që në faqen e Federatës Izraelite janë shpërndarë edhe disa video ku ekipi lutet para ndeshjes me Shqipërinë.

Për ndeshjen e sotme në 20:45 janë angazhuar mbi 2000 forca policie dhe agjentë sekretë.

[gallery]19623[/gallery]



  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes