Gazi lotsjellës gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është hedhur nga kryetarja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kada-Bujupi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë deputetja e cila është bërë pjesë e veprimeve huliganizmit.

E di që kjo që keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë. Po unë e kam hedhur gaz lotsjellës. E kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër”, u shpreh Donika Kada-Bujupi.

Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nuk janë zhvilluar dy seancat e fundit parlamentare.

Veprimet janë dënuar ashpër nga kryeministri Isa Mustafa dhe nga Presidentja Atifete Jahjaga e cila ka theksuar se institucionet duhet të respektohen në të kundër të gjithë do të jenë të barabartë përpara ligjit.
Donika Kada-Bujupi.
Donika Kada-Bujupi.


Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)