FOTO/ Ja dhuratat që mori Papa nga
Shqipëria, na lë kopje të “Mesharit"
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të vendit pas mbërritjes në vendin tonë, Papa Francesku është nderuar edhe me dy dhurata mjaft të veçanta e simbolike nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të vendit pas mbërritjes në vendin tonë, Papa Francesku është nderuar edhe me dy dhurata mjaft të veçanta e simbolike nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.
Ashtu siç kishte publikuar edhe më herët kreu i qeverisë Rama në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, ka zgjedhur ti dhurojë Atit të Shenjtë një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve, të cilën Rama ia dhuroi Papës sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Lulzim Basha me të mbaruar pritja në Presidencë i ka dhuruar udhëheqësit të lartë të Kishës Katolike çelësin e kryeqytetit. Basha i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe titullin e dhënë nga Këshilli Bashkiak, "Qytetar Nderi i Tiranës".
"Për mua, ishte një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin:
Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave, në krye të Selisë së Shenjtë si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë,"-ka shkruar Basha në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ndërkohë Presidenti Bujar nishani i ka dhuruar Papa Franceskut një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare të shoqeruar me citatin “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!”
Ndërsa Papa Francesku i dhuroi Presidentit Nishanit një kopje dixhitale të Mesharit të Gjon Buzukut.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56