Autoritetet turke kanë identifikuar dy autorët e masakrës në Ankara, ku vetën të vrarë rreth 100 persona e u plagosën qindra të tjerë.
Yunus Emre Alagoz dhe Omer Deniz Dundar janë dy autorët e identifikuar pas analizave të AND-së. Të dy terroristët hodhën veten në erë gjatë një mitingu të aktivistëve pro-kurdë dhe grupeve civile.
Nga hetimet ka dalë se dy terroristët strehoheshin në Turqi dhe ishin pjesë e listës prej 21 personave që kanë qenë në kërkim nga policia, pasi janë anëtarë të ISIS.

Ndërkohë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ishte në vendin ku ndodhën shpërthimet, e ndërsa ka dhënë urdhër për shkarkimin nga detyra të shefave të policisë, inteligjencës dhe sigurisë të Ankarasë.
Erdogan pranoi se ka pasur një dështim të zyrtarëve të inteligjencës, për të cilin tha se do të hetohet deri më një.
Sulmet në Turqi ndodhën në një moment kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare në 1 nëntor, e ndërsa pushteti i Erdogan nuk është më ai i pari e nga ana tjetër presioni për mbi të është rritur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO