Të tjerë emra të infiltruar nga LSI-ja në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, janë zbuluar ditën e sotme. 

I kamufluar si student i Tiranës, në foton e mëposhtme shihet kryetari i LRI-së në Qarkun Lezhë, Andrea Gjini, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit drejtues të LSI-së.

Andrea Gjini, i cili proteston sikurse studentët ndaj tarifave të larta të arsimit, rezulton të jetë djali i një prej biznesmenëve më të njohur të Lezhës në fushën e ndërtimit; Andrea Gjini është djali i pronarit të firmës “Beton Express”, Pashk Gjinit./ Lexo.al/

Kryetari i LRI-së në Lezhë, Andrea Gjini në protestën e studentëve 

Më datë 6 dhjetor, në protestën e studentëve u vu re edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Burimeve Njerëzore për LRI, Gaetano Doçi, i cili është i njohur edhe si shoqërues i Kryemadhit në protestën e zhvilluar para disa muajsh përpara Parlamentit, përkundrejt zgjedhjes së Arta Markut si Kryeprokurore e Përkohshme.

Andrea Gjini: Mbështes Kryemadhin, se jam burrë me k*qe!
Pas lajmit që qarkulloi sot në media ku tregohej se si PD dhe LSI po tentojnë të infiltrojnë njerëzit e tyre te protesta e studentëve, militantët e pranojnë hapur një fakt të tillë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, militanti Andrea Gjini pranon se ka qenë futur sot mes studentëve për të protestuar përpara e Ministrisë së Arsimit

E kjo nuk mbetet më vetëm një hamëndësim, por edhe fakt. Pasi shpërndau shkrimin në profilin e tij, Andrea Gjini e pranon hapur se mbështet Monika Kryemadhin dhe rendit disa arsye se përse proteston. “Nk aderoj Monika Kryemadhin,por e mbeshtes nga viti 2015,sepse u mblodhem te gjithe bashke,kundrejt disave te cilet padrejtesisht moren Penden dhe e perdoren si pushke per te perbushur interesat personale per perfitim vetjak.
Kuiz..Burrat ndahen ne lloje:1-Me koqe dhe me fustan….:Kush e lexon kete status te pyesi veten ku gjendet”
, deklaron Gjini.

Postimi i Gjinit në Facebook