Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë qytetarëve të Tiranës  duke postuar foto nga segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës i cili është gati që të hapet në qershor.
 
Aktualisht ka përfunduar shtrimi i trotuareve dhe asfaltimi, gjelbërimi si dhe është vendosur ndriçimi sipas teknologjisë më moderne.  Paralelisht, po punohet për detajet e fundit edhe për parkingun nëntokësor duke i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe këtij shqetësimi.
 
Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë Tiranë dhe administrata “Veliaj” e ka vendosur nivelin maksimal të vëmendjes duke e kthyer në një projekt real, të prekshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komuniteti i biznesit.
 
Ndërtimi i këtij Bulevardi po e transformon këtë zonë të lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim. 

[gallery]22416[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)