Foto/Ja zgjidhja kur je i shkurtër...
Braçe mbi karrige para qytetarëve

DIVJAKË - Deputeti socialist i qarkut të Lushnjes, Erion Braçe, pas fitores që e majta pati në këtë qark, ka shfrytëzuar shumë mënyra për të falenderuar elektoratin e tij. Përveç falenderimeve në rrjetet sociale, në shenjë mirënjohje ai ka organizuar një drekë me simpatizantë të Partisë Socialiste të Diviakës.

Në nisje të drektës, për të falënderuar të pranishmit, Braçe ka hipur mbi karrike, në mënyrë që ti shikonte të gjithë qytetarët e që kishin mbushur ambientin e madh të restorantit. Duke qenë jo shumë i gjatë deputeti Braçe vendosi të hipte mbi karrike, me flamurin e partisë socilise në duar, për t’ju drejtuar të gjithë të pranishmëve e “për të parë secilin prej tyre në sy”.

Kjo shkaktoi humor tek të pranishmit të cilët qënruan gjatë në drekën e shtruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në foton e mëposhtme Braçe u drejtohet qytetarëve nga podiumi (që në këtë rast është karrigia).
brace 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime