Kryebashkiaku Erion Veliaj u emocionua jo pak pasditen e sotme, gjatë aktivitetit të Forumit të Gruas Socialiste, kur iu desh të prezantonte një person të veçantë në jetën e tij. Ajo quhet Oljana Çato dhe ka qenë mësuesja kujdestare e kreut të Bashkisë së Tiranës, të cilën Veliaj e cilësoi me fjalët “heroinë” dhe thuajse një nënë e dytë për të.
“Kam ftuar një njeri shumë special sot. Ajo ka kaluar gjithashtu një vit të vështirë sepse para pak kohësh ka humbur bashkëshortin. Ajo ka qenë një njeri shumë i afërt në një moment shumë kritik të jetës sime. Unë nuk kam qenë gjithmonë Erioni që njihni ju sot, kam pasur edhe unë ato momentet e mia të devijimit prej situatave në familjen time, por ajo më ka qëndruar pranë kur ndodhi karantina e pare, ajo e vitit ’97, kur ne linim mësimin jo prej armiqve të padukshëm, siç është sot virusi, por prej armiqve të dukshëm, siç ishin plumbat e atyre që e çuan vendin në atë kaos dhe pas gjithë atyre viteve duan të bëjnë ringjalljen e tyre të 3-të në politikë. Ajo është mësuesja ime kujdestare, Oljana Çato. Të jam shumë mirënjohës dhe jam shumë krenar për ty! Ti je një heroinë e vërtetë.
Unë jam djali i Shqiponjës në gjendjen civile, por unë nuk e di kush do mund të kishte zgjedhur një nënë dhe një mësuese më të përkushtuar, më të dashur, se ty. Ke qenë e dashur në ditët e mia të vështira, por e rreptë në ditët e mia të sfidave”, tha Veliaj, fjalë të cilat e emocionuan zyshën e tij kujdestare.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.9%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas grushtit në mbledhje, Tedi Blushi shfrenon fantazinë: Në Këshill Bashkiak do bëhej atentat, Veliaj me antiplumb! I del në krah Meta: Fajin e ka Dumani
23 Korrik, 14:01
-
Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?
23 Korrik, 12:48
-
Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh dosjen me letra Veliajt, shoqërohet në polici! Kryebashkiaku: Rrugaçi i fundit i Metës (VIDEO)
22 Korrik, 17:00
-
4 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi për të çuar Tiranën përpara
21 Korrik, 14:04
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët
20 Korrik, 10:29
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me ‘Çelësin e Qytetit’: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë dhe Tiranës
17 Korrik, 13:51
-
Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë
16 Korrik, 15:13
-
Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA! Veliaj: Lehtësi për bizneset, gjenerohen 5 mijë vende pune
16 Korrik, 14:02
-
Veliaj pret skuadrën Olimpike të Tiranës: Investimet në sport po sjellin masivizim! Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët
15 Korrik, 16:58
-
Veliaj me të rinjtë socialistë: PS e vetmja forcë që mbështet rininë, përballja me ide e çon vendin përpara
14 Korrik, 13:34