FOTO+VIDEO/ Turizmi në vitin 2024 nën sloganin e ri ‘Albania all senses’! ‘Durrësi’ prezantohet në panarin e Berlinit

Shqipëria do të përfaqësohet në eventet ndërkombëtare të turizmit me një logo të re zyrtare dhe nën sloganin "Albania All Senses". 

E konceptuar grafikisht si një imazh që përcjell trajtat e relievit dhe ngjyrat e natyrës shqiptare, kjo logo do të prezantojë eventet zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila, nga Berlini, ku po mbahet panairi më i madh në botë i turizmit, publikoi në rrjetet e saj sociale logon e re dhe sloganin "Albania All Senses" i cili, ashtu si vizioni i Ministrisë së Turizmit synon që Shqipëria të perceptohet tek vizitorët me të gjitha potencialet, ngjyrat e ndjesitë e saj.

Pikat kyçe të turizmit në Durrës janë prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

Kryeministri Edi Rama thotë se në këtë panair do të promovohen edhe qytete të tjera ku do të ekspozohen vlerat e rralla të trashëgimisë së pasur historike kulturore, bregdeti i mrekullueshëm, bukuritë natyrore si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen në vendin tonë

1709634130_turizmi.JPG

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë