Atentati në Shkodër/ Del FOTO, kjo është makina që u përdor nga autorët! Anëtari i fisit të Bajrave mori 3 plumba në trup, pista kryesore hakmarrja

SHKODËR- 38-vjeçari Admir Bajri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri një natë më parë në lagjen Dobrac të qytetit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë e regjistruar rreth orës 19: 30 të se mërkurës ka vënë në lëvizje forcat e policisë së Shkodrës ndërkohë që i plagosuri ndodhet ne spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë së Shkodrës, 38 vjecari është qëlluar sapo ai është ndalur dhe ka zbritur nga makina nëna e tij e cila i është drejtuar marketit aty pranë. Kjo skeme ngre dyshimin se autorët e kanë ruajtur 38-vjeçarin dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me kallashnikov. Tre plumba ka marrë në trup 38-vjeçari Admir Bajri ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja automatiku.

Grupi hetimor i policisë së Shkodrës pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ka arritur të identifikojë mjetin me të cilën autorët dyshohet se kanë kryer atentatin një mjet Benz i zi, me targa AA 066 PZ, targë kjo e cila rezulton e vjedhur në vitin 2020 në Tiranë. Është kjo foto që ka siguruar Report Tv e mjetit të përdorur nga autorët në atentat.

Pista kryesore e hetimeve deri tani ngelet ajo e hakmarrjes për shkak të konfliktit të fisit Bajri me fisin Lici në Shkodër, megjithatë ende nuk ka të dhëna për personin që ka qëlluar në drejtim të 38vjeçarit Admir Bajri.

Ky i fundit nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në policinë e Shkodrës, por sipas burimeve ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër.  Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit 'Oaz', u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme. Por dosja e bujshme tashmë është shfryrë, pasi të gjithë personat, të cilët u vunë në pranga janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

1646901299_makina.jpg

Makina që u përdor nga autorët

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive