Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht foton e bombolës së hidrogjenit që një natë më parë në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh shkaktoi një viktimë dhe 7 të plagosur.
 
Siç dhe duket në foto është pikërisht, kjo bombol e cila ka pësuar defekt në valvulën e presionit e cila nga shkëputja ka shkaktuar shkëndijën elektrike e më pas flakët që janë përhapur me shpejtësi.
 
Zjarri në njësinë tre të rafinerisë ku ndodhej dhe bombola e hidrogjenit ka zgjatur për afro 30 minuta dhe si pasojë e tyre ka humbur jetën nga djegia dhe asfiksia Shkëlqim Muça 40 vjeç punëtorë në këtë rafineri.
 
Ndërkohë si pasojë e këtyre flakëve dëmtime janë krijuar në të gjithë sektorin tre të rafinerisë dhe dëmi ekonomik përllogaritet në afro 1 milion euro.
 
Hetimet për këtë ngjarje po drejtohen nga prokuroria e fierit dhe procedimi penal ka nisur me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa personave.

bombula

tubi rafieneria ja si shpertheu ballsh vendi ku shpertheu
(Bombola e hidrogjenit që shkaktoi zjarrin në Uzinë)