FOTO/Koço nis takimet në Vlorë
por e shoqëron vetëm fotografi

FOTO/Koço nis takimet në Vlorë<br />por e shoqëron vetëm fotografi
Koço Kokëdhima ka qenë në Vlorë, në “misionin” e tij për të reformuar Partinë Socialiste.

Por, siç shihet edhe nga fotot, ai është takuar me 4 veta që ka gjetur në pazar dhe është larguar.

Nuk e ka pritur askush. Asnjë drejtues lokal i PS-së apo edhe anëtar i thjeshtë i saj, nuk ka marrë pjesë në takimet e Kokëdhimës, për të dëgjuar “idetë e tij reformiste”. 

Ide të cilat kryeredaktori i gazetës së tij, thotë se po ia vjedh PD-ja.

Partia kryesore e opozitës në Shqipëri, PD-ja, vijon takimet e saj me elektoratin, duke testuar opinionin publik, pak muaj para nisjes zyrtare së fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017. Takimet të tilla, PD-ja, nga Basha deri te drejtuesit e tjerë, kanë bërë prej gati 3 vitesh dhe rezultati dihet: partia e tyre ka humbur terren dhe elektorat në çdo sfidë elekotorale.

Por e reja e takimeve të ditëve të fundit është se Basha dhe të tijtë, në shterpësi të frikshme idesh të reja, po bëjnë opozitë, duke shfrytëzuar ato që shpreh Koço Kokëdhima, të cilin prej vitesh e kanë shpallur si armik për qëndrimet kritike të mediave të tij dhe më pas si deputet që e zhbëri PD-në në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

PD-ja e sotme po përdor tezat e artikuluar prej tij, gjatë takimeve për lëvizjen politike që të reformojë PS-në, duke e hapur atë, me thirrjen që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia etj. Këto ide i ka prezantuar edhe Lulzim Basha, kreu i PD-së, gjatë takimit që pati dje me anëtarët e PD-së në Sarandë. Ai tha se vendi është në krizë të thellë, qytetarët janë të pashpresë, ndërsa qeveria i ka braktisur ata. Ndërsa, duke folur për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Basha premtoi se ata do të dalin pas një gare të brendshme nga baza dhe jo duke u zgjedhur nga kryetari i parties
”, shkruan Arben Rrozhani./Tema

koco kokedhima
koco
koco
koco

(Takimet e Kokëdhimës te Tregu i Orizit, Vlorë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës